Ngjarje e rëndë në vend! Ishte duke bërë punime, 34-vjeçarin e zë korenti dhe humb jetën

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Krujë.

 

Sipas njoftimit të policisë, i riu ne inciale Y.Xh, 34 vjeç ka humbur jetën teksa ka qenë duke punuar në shtëpinë e një shtetasi tjetër me inciale G.D, 59 vjeç.

34-vjeçari ka rënë nën kontaktin e rrymës elektrike dhe fatkeqësisht ka humbur jetën , ndërsa policia ka arrestuar menjëherë pronarin e shtëpisë.

Sakaq, 59-vjeçari është nën akuzat e veprave penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, ndërsa forcat policore janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin G. D., 59 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi shtetasi Y. Xh., 34 vjeç, duke punuar në banesën e 59-vjeçarit, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

×