Një 66-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e kësaj të mërkure në Hamallaj të Durrësit.
Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se shtetasi me ininciale O.P, teksa ishte duke pastruar pusin e ujit në banesën e tij,
dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur dhe ka rënë në brendësi të pusit.
Fatkeqësisht 66-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
“Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 20:15, në Hamallaj, Durrës, shtetasi O. P., 66 vjeç,
duke pastruar pusin e ujit në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur dhe ka rënë në brendësi të pusit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.