Greqi- Një nxënës 11-vjeçar është sulmuar nga një qen piti bull mesditën e së enjtes në Artemisa.
Sipas informacioneve të EL.AS-it, gjithçka ka ndodhur pak pas orës 19:00 të pasdites teksa fëmija po lëvizte me biçikletë pranë shtëpisë së tij.
Qeni sulmoi të miturin, e kafshoi në këmbë, e hodhi nga biçikleta dhe më pas e kafshoi në kokë dhe qafë.
11-vjeçari u dërgua fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Spatës dhe me ambulancë në Spitalin “Aglaia Kyriakou”, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, pasi përveç gërvishtjeve dhe plagëve në fytyrë dhe këmbë, dhëmbi i qenit i ka shpuar dhe kafkën.