Tomorr Koçi 59 vjeç ka ndërruar jetë këtë mbrëmje në Spitalin e Traumës.
Koçi u aksidentua ditën e sotme në vendin e punës në Lushnjë duke rënë nga një lartësi e konsiderueshme.
59-vjeçari u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë,
por pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha, nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e marra.