Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Portin e Durrësit
ku një 24-vjeçar ka ndërruar jetë fatalisht pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.
I riu është identifikuar si Avaz Yafarov me nacionalitet nga Azerbajxhani ndërsa ngjarja e rëndë ka ndodhur në bordin
e anijes “Kyebele” ku po kryheshin disa punime. Yafarov ishte elektriçist dhe pjesë e ekuipazhit.
Anija ishte ankoruar në katalën 2 dhe ishte e ngaruar me grurë.
24-vjeçarit i është dhënë menjëherë ndihma e parë, por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë.





