Hilsn

Ngjarje fatale! Ra nga lartësia ku po punonte, humb jetën 32 vjecari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një kantier ndërtimit në zonën e Kunës në Shëngjin.

Burime për media kanë bërë me dije se një punonjës 32 vjeç ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën.

Sakaq, në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë policia teksa kanë nisur hetimet për rastin në fjalë.

Deri më tani janë të paqarta rrethanat e aksidentit ndërsa ende nuk është bërë me dije për mediat dhe emri i viktimës.

Ky nuk është rasti i parë që punonjës të ndërtimit humbasin jetën gjatë punës duke dhënë alarm për kushtet e sigurisë në punë.

Një raportimin i detajuar pritet nga autoritetet për të hedhur më shumë dritë mbi rastin në fjalë.

×