Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në një zonë periferike të Elbasanit, ndërsa sipas informacioneve paraprake, territori përreth është i djegur. Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit. Nuk dihet ende nëse vdekja e viktimës ka lidhje me zjarrin që ka përfshirë zonën.
Më shumë detaje priten në orët në vijim. /Syri.Tv