Familja e njohur në Modena, pronarë të Hotel del Corso, janë përballur me një tragjedi të dyfishtë. Djali i familjes, Fabio Marchioni, 36 vjeç, vdiq pas një aksidenti në lumin Dardagna. Pak orë më vonë, babai i tij u gjet i vdekur nën urën Leo në Fanano.
Të njëjtës familje, vite më parë një tjetër tragjedi i kishte ndodhur. Sipas raportimeve, një vajzë e familjes kishte vdekur.
Pritet që të shpallet një ditë zie ndërsa disa takime zyrtare janë anuluar. Turistë të huaj kanë raportuar se gjetën një trup të pajetë. Rezultoi se ishte trupi i Fabio Marchionit.
Policia dhe ambulanca shkuan menjëherë në vendngjarje, por e kotë. Ai kishte ndërruar jetë. Lajmi për ndarjen nga jeta të Fabio Marchionit ka shkaktuar pikëllim të thellë në Sestola.
Ai ishte djali i Aurelios, pronarit të hotelit historik Del Corso në qendër të qytetit, ku kishte ndihmuar në drejtimin e biznesit për vite me radhë.