Ngjarje TRAGJIKE në vend: Preu dorën në fabrikën e prodhimit të vajit të ullirit ku punonte, humb jetën punetori!

0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Petrelë ku ka humbur jetën aksidentalisht një shtetas 65-vjeçar.

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi aksidentalisht i moshuari ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit në pronësi të një tjetër shtetasi, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.12.2024, në fshatin Barbas, Petrelë, shtetasi M. P., rreth 65 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit në pronësi të shtetasit Xh.H, dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

×