Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Selanik të Greqisë, ku një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht, pasi ka rënë nga ballkoni i një pallati.
Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:00 në një apartament të marrë me qira ditore në qendër të Selanikut.
Edhe pse ambulanca shkoi me shpejtësi në vendngjarje, i riu nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.
Policia greke po heton shkaqet e plota që çuan në rënien nga ballkoni të riut, i cili humbi jetën tragjikë në një moshë fare të re.





