Hilsn

Ngjarje tronditëse! Digjet e gjallë bashkëshortja e ish-kryeministrit (Detaje)

Rajyalaxmi Chatrakar, bashkëshortja e ish-kryeministrit të Nepalit, Jhala Nath Khanal, ka humbur jetën pasi protestuesit i vunë flakën shtëpisë ku ajo ndodhej.

Sipas mediave lokale, Chatrakar u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët konstatuan se ajo kishte ndërruar jetë.

Ngjarja ndodhi në kulmin e protestave të dhunshme që shpërthyen pas vendimit të qeverisë për të bllokuar disa rrjete sociale, mes tyre X,

WhatsApp, Instagram dhe Facebook.

Ky vendim shkaktoi zemërim të madh publik dhe përplasje me dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur në mbarë vendin.

Në të njëjtën ditë, kryeministri aktual i Nepalit dha dorëheqjen mes presionit politik dhe vendimi për ndalimin e platformave u anulua. Megjithatë, trazirat vazhduan, duke çuar në sulmin fatal ndaj gruas së ish-kryeministrit.

Ngjarja ka thelluar krizën politike në Nepal, ndërsa vendi përballet me pasiguri të theksuar për të ardhmen.

×