Një 60 vjeçar, nga qyteti i Ersekës është gjetur i pajetë, në afërsi të fshatit Gramoz, në tokën Greke. Të dhënat paraprake tregojnë se Ferit Koxha, punonte si çoban, në shtetin fqinj.
Ai ishte deklaruar i humbur nga vetë punëdhënsit dhe kishte humbur kontaktet që në datën 22 Shtator.
Veprimet hetimore do të kryhen nga autoritetet greke.