Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të enjte në qytetin e Durrësit.
Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se shtetasi H.B, 84 vjeç është sulmuar në rrugë nga dy qen të llojit pitbull.
Si pasojë, 84-vjeçari është dëmtuar dhe menjëherë është dërguar në spital aty ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, efektivët e policisë po vijojnë punën për indentifikimin dhe procedimin penal të personit që ka përgjegjësi qentë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, në lagjen nr. 13, shtetasi H. B., 84 vjeç, është sulmuar në rrugë, nga 2 qen të llojit pitbull. Si pasojë, 84-vjeçari është dëmtuar dhe është dërguar në spital, ku po merr asistencë mjekësore.
Shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe procedimin penal të shtetasit/sve përgjegjës për qentë.
Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.