Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Santorinit.

 

Sipas mediave greke mësohet se një 19-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën teksa ishte duke punuar dhe i ka rënë çatia e shpellës në Imerovigli.

Sakaq, policia greke ka arrestuar pronarin e subjektit, pasi është personi përgjegjës për punën që shtetasi shqiptar ishte duke kryer, ndërsa janë duke hetuar për zbulimin e rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu, bëhet me dije se rasti i ndodhur nuk ka të bëjë me lëkundjet sizmike dhe zona ku po zhvilloheshin punimet nuk është e ndaluar.

×