Hilsn

Ngjarje tronditëse në Tiranë! Bie aksidentalisht nga ballkoni, humb jetën në vend 40 vjecarja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i banesës së saj.

Shtetasja A. S., 40 vjeçe, ka rënë rreth orës 23:30 në rrugën “Feti Gjilani”, dhe ka humbur jetën në vend.

Policia njoftoi se rënia e saj nga ballkoni ka qenë aksidentale.

Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar më tej rrethanat e incidentit.

“Me datë 03.09.2025, rreth orës 23:30, në rrugën “Feti Gjilani” aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës së saj shtetasja A. S., 40 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

×