Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Turqi, ku Mentor Rama, një 36-vjeçar shqiptar me shtetësi britanike, ka humbur jetën në Stamboll.
Vdekja e tij erdhi pasi ai shkoi atje për t’iu nënshtruar një transplanti flokësh dhe një trajtimi dentar.
Ai kishte qëndruar në një hotel në zonën e Şişli-t, pranë klinikës ku bëri transplantin.
Një ditë më vonë, ai iu nënshtrua edhe një procedure dentare, por më pas u rrëzua pa ndjenja në hotel.
Mentor Rama u dërgua me urgjencë në spitalin Seyrantepe Hamidiye Etfal, ku u shpall i vdekur rreth orës 16:30, më 11 nëntor.





