Nje ngjarje e rende ndodhi ne Shkoder ku nje 50 vjecar eshte gjetur pa jete ne automjetin e tij.
Policia tha se ngjarja ka ndodhur ne lagjen “Qemal Stafa” ndersa dyshohet se viktima pesoi atak kardiak.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 19:15, në lagjen “Qemal Stafa” brenda automjetit në pronësi të një subjekti tregtar, në serdilen e pasagjerit është gjetur pa shenja jete shtetasi E. M., rreth 50 vjeç, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.