Hilsn

‘Një kafe, dy persona të vr*rë…’ Zbardhen dinamikat e ngjarjes që tronditi vendin në mesnatë!

Detaje të reja janë zbuluar mbi dinamikën e krimit të dyfishtë që ndodhi gjatë natës në Manëz të Durrësit,

ku dy persona humbën jetën pas një konflikti banal që nisi brenda një lokali.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:45, ku viktimat mbetën Aranit Kurti dhe Flori Paluçi.

Sipas të dhënave nga grupi hetimor, shkak i ‘Njkonfliktit ishte kërkesa e Daniel Pepës për një kafe dhe fjalët fyese që ai i drejtoi kamarierit të lokalit.

Kamarieri e kishte refuzuar kërkesën, pasi ekspresi ishte i fikur.

Debati u ndez kur Paluçi ndërhyri në mbrojtje të kamarierit, duke i thënë Pepës:

“Ti nuk mund ta fyesh pasi kamarieri është ulur në tavolinë me mua.”

Më pas, debatet verbale degjeneruan deri në përdorimin e armës së zjarrit, me vrasjet që ndodhën jashtë lokalit.

Dinamika paraprake e hetimit tregon se i pari që qëlloi ishte Flori Paluçi, i cili vrau Aranit Kurtin.

Më pas, Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin. Policia vijon kontrollet intensive për kapjen e autorit të dyshuar, Daniel Pepa.

×