Halil Tanaj, kirurg abdominal i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë.
Këtë e ka bërë të ditur ish-profesori universitar i lëndës Kirurgji, Enver Fekaj, përmes një shkrimi në Facebook.
“Një lajm tronditës, shokues e tepër i trashtë, vdekja tragjike e kolegut tonë dr. Halil Tanaj!
Një humbje e madhe për Kosovën. Një humbje shumë e madhe për shëndetësinë e Kosovës.
Një humbje e përmasave të jashtëzakonshme për Kliniken e Kirurgjisë Abdominale”, u shpreh Fekaj.
Tanaj ka vdekur pas kontaktit me energjinë elektrike në banesën e tij në Prishtinë.