Marrëdhënia midis Ronaldo Sharkës dhe Luiz Ejllit është një ndër më të komentuarat.
Raporti shoqëror që dy personazhet krijuan në fillim të formatit “Big Brother” nuk ka zgjatur shumë kohë pasi që nga mbarimi i spektaklit thumbat mes tyre nuk kanë pasur fund.
Duket se Luizi nuk e ka ndërmend ta lërë rehat Ronaldon e nga ana tjetër ky i fundit refuzon çdo pikë kontatit me këngëtarin nga Shkodra.
Së fundmi një situatë aq sa qesharake, aq dhe e çuditshme është parë kur Luizi papritur hyn në ambientin ku Ronaldo po kryente provat ditore me balerinën e tij.
Ronaldo është shprehur se nëse kjo gjë është e menduar nga produksioni ai nuk e falë dhe menjëherë ka braktisur provat duke mos e pranuar ardhjen e Luizit.
Por Luizi gjithsesi ka gjetur kohë për një batutë.
Ika, suksese! Rrezik të ka rënë po do durosh nuk ke çfarë të bësh”-i drejtohet Luizi balerinës referuar Ronaldos.