Hilsn

Një muaj, tronditës, i vështirë dhe stropacues për këto shenja! Nëntori vjen i ‘EGER’

Muaji nëntor pritet të mos jetë aspak i qetë për disa shenja të zodiakut. Lëvizjet planetare, veçanërisht kalimi i Marsit nga Akrepi në Shigjetar dhe rikthimi i Mërkurit në retrogradë, do të sjellin tensione, vonesa dhe sfida të papritura.

Astrologët paralajmërojnë se Demi, Akrepi, Luani dhe Ujori duhet të tregojnë kujdes të veçantë në fushën financiare dhe atë personale, pasi ndikimi i Uranit dhe Mërkurit retrograd mund të shkaktojë keqkuptime, përplasje dhe situata të vështira për t’u kontrolluar.

Hëna e Re më 20 nëntor do të rrisë ndjeshmërinë dhe reagimet emocionale, duke i shtyrë këto shenja të përballen me vendime të rëndësishme. Për shumë prej tyre, mund të rikthehen çështje të së kaluarës që mendohej se ishin mbyllur. Durimi dhe qetësia do të jenë çelësi për të shmangur gabimet.

Nga ana tjetër, Binjakët, Virgjëresha dhe Peshqit do të ndiejnë ndikimin e kundërshtimit midis Marsit dhe Uranit, që mund të sjellë grindje në marrëdhënie, tensione në familje dhe sfida në punë. Për të lindurit në ditët e fundit të dekadës së tretë, ekziston mundësia e zhvillimeve të papritura profesionale dhe problematikave shëndetësore, ndaj kërkohet kujdes dhe vetëkontroll.

Në përgjithësi, nëntori nuk është muaj për nxitim apo vendime impulsive. Edhe pse mund të ndiheni të sfiduar, yjet këshillojnë të ruani ekuilibrin dhe të përqendroheni në qëllimet afatgjata sepse, pas stuhisë, qetësia do të vijë.

×