Hilsn

Një takim që do vendos për vitin tuaj! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Zbuloni çfarë surprizash ekonomike ju presin para Krishtlindjeve

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Java është me entuziazmin e fëmijës, pasi është java e Krishtlindjeve.

Nisim me ngjyra të ekzagjeruara javën, me një Venus në gradë të brabarta me Neptunin.

Premtimet e thëna në entuziazëm e sipër, mos i besoni; kjo për t’u ruajtur nga zhgënjimet e mëdha për çështjet ekonomike dhe profesionale.

Vendimet e mëdha dhe ndryshimet e statusit duhet t’i merrni shtruar; përgjigjen përfundimtare lëreni në fund të vitit dhe në fillim të 2026.
Këtë javë do e gjejmë veten me analiza të arritjeve të 2025.

Në datën 25 zgjohemi me Venusin, Marsin dhe Diellin që është zyrtarisht te Bricjapi.

Do jemi më të drejtë në gjykim.

Dashi
Pjesa më e madhe e kanë mendjen e ngritur për shkak të agjendës, për të cilën është e pamundur që mos të kenë vendosur pushime. Venusi në pozicionin që është ndikon dhe nxit entuziazmin për të besuar në premtime të mëdha. Por premtimet që dëgjoni në 3 ditëshin e parë të javës, mos i besoni plotësisht. Pas datës 25 do ndiheni mirë dhe të shëndetshëm.

Demi
Marsi, Venusi dhe Dielli të Bricjapit është një hyrje fantastike në drejtim të punës dhe profesionit. Projektimet e tyre në këtë drejtim do japin rezultat në kohën që e presin. Nga e mërkura dhe në vazhdim do e ndjeni më shumë këtë favorizim. Ka ardhur momenti të tregoni emocionet më të bukura dhe të forta tuajat.

Binjakët
Ky Marsi dhe Dielli të Bricjapit do i bëjë të jenë grindavec ose të analizojnë më shumë seç duhet se çfarë kanë bërë të tjerët për ta. Ndërsa hyrja e Venusit me Neptunin në hyrje katërkëndore do ishte mirë të mos e mbanin kokën pas. Fati ka një tendencë t’i ballafaqojë me të djeshmen. Bëni sikur nuk shihni dhe ecni vetëm para.

Gaforrja
Kalimi i Marsit dhe Diellit përballëdo bëjnë të mundur që bashkëpunimet të jenë produktive. Do ketë takime që do zgjidhnin çdo lloj problematike të 2025. Produkti është pozitiv dhe i mirëpritur për ata që janë me këmbët në tokë. Ky Neptun në këtë tranzit të fortë të vetes në ndikim që influencon te ta, e bën që shpesh të ketë nevojë për iluzion. Ata që duan të gënjejnë veten duhet të presin pas 23 janarit për rezultat.

Luani
Rezultati i javës përcaktohet nga faktori i të papriturës. Venusi te Shigjetarët është pozitiv për idetë e reja, zhvillimin dhe ekonominë. Neptuni te Peshqit krijon iluzion, që nuk është në natyrën tuaj. Zgjedhja spontane nuk e ka kohën tani. Gjërat do shkojnë perfekt nëse nuk zgjidhni spontanen. Marsi, Dielli dhe Venusi të Bricjapit sjellin në fund një periudhë të qetë dhe të shtruar.

Virgjëresha
Një hyrje shumë pozitive dhe favorizuese: Dielli me Marsin dhe Venusin në datën 25. Kjo do bëjë që për çështjet e rëndësishme të 2025 të kenë idenë dhe zgjidhjen konkrete të problemeve të tyre. Neptuni ballëpërballë do i bëjë ta gjejnë veten me ngarkesa të shtëpisë, familjes dhe pjesës ekonomike. Kujdes me xhepin deri të mërkurën.

Peshorja
Hyrja e Venusit me Neptunin do e shijojnë beqarët e Peshores. Do ketë propozime, flirt dhe lajme të mira për aspektin ekonomik. Me kalimin e Venusit te Bricjapi, nëse kanë lëvizur siç duhet nga gushti deri tani, do kenë një stabilitet që do zgjasë gjatë. Nëse kanë marrë vendime të momentit, do e nisin nga fillimi.

Akrepi
Nga entuziazmi i Neptunit dhe Venusit, përpiquni të mos jepni premtime të mëdha dhe mos krijoni iluzione te të tjerët. Nëse nuk kontrolloni entuziazmin, do ju duhet të jepni llogari pas datës 25.

Shigjetari
Venusi është te ju. Të lindurit në ditët e fundit të shenjës të kenë kujdes, mos merrni vendime jetike. Marsi ka dalë prej tyre, do i kenë gjërat të qarta. Ata që duhet të korigjojnë gabimet e një muaji më parë, do arrijnë të kenë atë që duan.

Bricjapi
Kryefjala e javës. Do jenë në qendër të vëmendjes dhe do jenë më të diskutueshmit. Dielli dhe Marsi janë aty. Çështjet që i përkasin profesionit do jenë prioritet. Gjithashtu edhe ekonomia është prioritet. Dinë ta menaxhojnë mirë Saturnin dhe të jenë shtylla e qëndrueshme në hapësirat familjare. Agjenda do jetë e ngjeshur, por do shijojnë vlerësimin dhe produktin përfundimtar.

Ujori
Marsi te Bricjapi do i ndihmojë shumë për t’i dhënë fund shqetësimeve që kanë patur në karrierën e tyre. Favorizohen shumë edhe nga Venusi. Filtrin e seleksionimit e keni të fortë, prandaj kaloni në sitë atë që dëgjoni.

Peshqit
Mezi i presin festat. Neptuni te ju, bëni kujdes në lëvizjet e rëndësishme. Entuziazmi dhe emocioni është i pranishëm. Dashuria do jetë prioritet. Për festa ka një tendencë të fortë për t’u kthyer te familja dhe te rrënjët tuaja.

×