Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premte në Bushat të Vaut të Dejës.


Bëhet me dije se një automjet ka përplasur një motomjet të drejtuar nga një 16-vjeçar.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, si pasojë e përplasjes, 16-vjeçar që ishte pasagjer në motomjet, ka mbetur i plagosur. Ky i fundit është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Vau i Dejës/Informacion paraprak
Rreth orës 15:30, në Bushat, Vau i Dejës, shtetasi Gj. N., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka përplasur motomjetin me drejtues një të mitur 16-vjeçar.
Si pasojë është dëmtuar një i mitur 16-vjeçar, pasagjer në motomjet, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.