Bashkëshortja e Gerti Bogdanit, Edlira Çepani, ka publikuar një mesazh prekës në rrjete sociale teksa sot shënohet 1 vit nga ndarja e ish-deputetit nga jeta. Edlira Çepani shprehet se dhimbja s’i kalon me kohën ndërsa shton se i duket sikur dje Bogdani i dha përqafimin e fundit.
Sakaq, Edlira Çepani shprehet se do vazhdojë misionin e Bogdanit dhe do t’i ngrejë lart të gjithë vlerat dhe kauzat për të cilat ai ka luftuar.
Një vit zi në familjen Bogdani! Më 18 shtator zemra e Gerti Bogdanit pushoi përgjithmonë
“1 vit pa ty Gert! Duket edhe si një përjetësi, por edhe sikur ishte dje që na dhe përqafimin e fundit… Çdo ditë e çdo vit pa ty do duket si një përjetësi, e do duket sërish sikur të kemi aty në çdo moment!
Dhimbja nuk kalon me kohën, thjesht na e lehtësojnë pak barrën njerëzit që na duan e tek të cilët gjejmë mbështetje dhe ngushëllim…
Jemi të bekuar se kaq shumë njerëz na kanë dashur e na duan fort, kaq shumë miq nga e gjithë bota që të kujtojne me mall dhe respekt, e që sot janë sërish duke të kujtuar ty, si një dritë që ndriçoje zemrat e kujtdo që kishe pranë.
Ne do e vazhdojmë hap pas hapi misionin tënd, do t’i ngremë lart gjithë vlerat dhe kauzat për të cilat ti luftove fort, deri sa të kemi jetë! Të duam pafund e do jemi çdo ditë plot mall, deri ditën kur të takohemi sërish, drita jonë!”-shkruan Çepani.
View this post on Instagram