Dashi
Kohë pasionesh në raportet personale. Një pushim mund të bëjë shumë ndryshim në një miqësi që kishit shpresuar
se do të bëhej më e veçantë. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni emocionalë dhe tepër të lumtur. Një i afërm vlerëson se jeni i hapur për të ndarë ndjenjat tuaja, ndaj mos i zhgënjeni ata që ju rrinë pranë!
Demi
Tingulli i parave po ju bëhet shumë i dashur për veshët tuaj. Po kërkoni të bëni marrëveshje dhe negociata që do të kenë përfitime të rëndësishme, personalisht dhe profesionalisht. Përzieni vendosmërinë me diplomacinë. Ju mund të jeni edhe të vendosur, edhe simpatikë. Duke u mbështetur në këto tipare gjatë negociatave të vështira, do t’i drejtoni bisedat aty ku shpresonit pa u larguar nga qëllimet e fshehta.
Binjakët
Merreni shtuar! Mund të mos keni planifikuar të bëni ndonjë ndryshim, por do të dëshironi të përfitoni nga një mundësi e mirë që ju vjen. Ky mund të jetë një shans për të avancuar perspektivat tuaja të punës, ose një qëllim personal dhe do ta dini se ia vlen ta ndiqni. Në dashuri vijoni të jetë humbës të padorëzuar.
Gaforrja
Gëzohuni! Një projekt grupi po ecën mirë, pasi shokët tuaj të skuadrës i njohin talentet tuaja dhe ju besojnë një punë të rëndësishme. Jeni në një pozicion për të ndihmuar një mik të ngushtë ose një të dashur dhe nuk do të hezitoni të shprehni një fjalë të mirë për ta. Sa i përket sferës sociale duhet të mendoni edhe pak më shumë për më të pamundurit!
Luani
Erdhi çasti! Mundësia për të marrë përsipër një punë shtesë ose një detyrë të re do të jetë një mënyrë ideale për të rritur financat tuaja. Nuk ju shqetëson ju ngarkojnë më shumë përgjegjësi kur shpërbleheni mjaftueshëm për kohën dhe talentin tuaj. Një propozim surprizë do të përmirësojë shumë situatën tuaj, ndaj është koha t’i jepni vetes atë që meriton.
Virgjëresha
Kujdes me strategjitë! Keni ndjenja të forta për ndryshimet që diskutohen dhe vendosen. Ju dëshironi të merrni pjesë në diskutime, por dikush po përpiqet qëllimisht t’ju largojë. Ju nuk do të jeni të qetë kur të zhvillohet një takim pa qenë të informuar për të, ndaj mendoni për çdo rrethanë!
Peshorja
Peshore të suksesshme, puna në prapaskenë do të jetë shpërblim. Do të duhet një përpjekje e madhe dhe një qasje e vendosur, por ju mund dhe do të arrini atë që më parë mendonit se ishte e pamundur. Përfshirja e një shoku ose të afërmi në planet tuaja është një mënyrë tjetër për të arritur një qëllim personal. Kujdes në përzgjedhjen e personave të duhur!
Akrepi
Ju po i trazoni vetë problemet tuaja. Jo gjithmonë duhet të mundoheni për të arritur gjithçka. Ky është rasti kur ju duhet të prisni për t’u shpërblyer për gjithë punën tuaj. Në dashuri po jetoni në qiellin e shtatë dhe kjo nuk vjen shpesh në jetë.
Shigjetari
Shigjetarë intuitivë, po shfrytëzoni të gjitha mundësitë e shkëlqyera që ju vijnë për të zgjeruar rrethin tuaj shoqëror. Jeni të kërkuar në punë dhe në jetën tuaj shoqërore. Ky është përfitimi i të qenit popullor dhe ndërsa po argëtoheni duke marrë pjesë në festa dhe takime shoqërore, nuk jeni ende gati të reduktoni aktivitetet e jashtme. Mendo ca edhe per kuletën.
Bricjapi
Bricjapë të brishtë, po zhyteni në melankoli falë një afeksioni të çuditshëm për persona që dikur nuk i keni pëlqyer. Yjet ju kanë future në kurth, po nuk duket rast i keq për të zbutur ca zemrën tuaj. Së shpejti do të ofrohet një punë që përfshin udhëtimet, pa lënë pas dore edhe ndonjë sprovë artistike.
Ujori
Ujorë dëgjoni dhe shqyrtonji mirë shenjat që ju vijnë nga kozmosi. Arsyeja pse një mik i ngushtë, i afërm apo partner mund të duket se ju lexon si një libër i hapur është sepse jeni shumë afër me të. Profesionalisht dominoni në çdo fushë, jeni fenomenalë.
Peshqit
Peshq, kujtoni kohën kur kishin nevojë dhe të gjithë i kishit pranë, tani po bëheni egoist. Paraja nuk po tregohet aq besnike, pasi ju nuk e trajtuat mirë që në fillim të kontratës. Me raportet sociale nuk jeni i sinqertë dhe perdja po ju bie pak e nga pak.