Një nga gjërat që mori vëmendje gjatë mbrëmjes së djeshme në “Dancing with the stars” ishte edhe paraqitja e Bora Zemanit.
Moderatorja kishte vendosur që për këtë natë të parë të vishte një fustan të kuq të shkurtër dhe një palë taka argjend.
Por sa është kostoja e kësaj paraqitje të Borës?
Fustani i shkurtër me mëngë të gjata i markës së famshme franceze “Alexandre Vauthier” ka kushtuar 2.314 dollarë, ndërsa sandalet ngjyrë argjendi të markës “Aquazzura” kanë kushtuar 1079 dollarë.
Gjatë intervistës së saj për “Wake Up”, Bora u shpreh se nuk është personi që vesh gjithnjë rroba të shtrenjta, ama siç u shpreh ajo, spektakli i madh i DWTS e meriton një shpenzim të tillë.