Lajmi se Arbana Osmani nuk do të moderojë sezonin e tretë të BBV, ka marrë gjithë vëmendjen e rrjetit dhe është kthyer në kryefjalë për mediat.
Sipas burimeve thuhet se Arbana ka pasur “përplasje” me administratorët e “Top-Channel”, dhe edhe pse jo e sigurt, ekziston mundësia që BBV të moderohet në sezonin e tretë nga Ledion Liço ose Bora Zemani.
E gjithë kjo situatë ka shkaktuar një “lumë komentesh” nga ana e rrjetit, ku shumica shprehen se BBV pa Arbanën nuk ka kuptim dhe se askush nuk mundet t’a zëvendësojë në moderimin e programit më të ndjekur në vend.
Madje dhe komentues që nuk e pëlqejnë Arbana Osmanin pas gjithë “zhurmë” së BBV2, shprehen se moderatorja është e vetmja e përshtatshme për të moderuar reality-n ku ka të papritura në çdo moment.
Më poshtë, disa nga komentet në rrjet për Arbana Osmanin: