Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Korçës. Rreth orës 16:10,
në lagjen nr. 16, një 70-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte.
Shtetasi, i identifikuar me inicialet K. P., mësohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Për pasojë të rënies, ai humbi jetën në vend.
Në zonë ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e rrethanave. /noa.al