Reshjet e dendura të shiut kanë rinisur në territorin e Tiranës dhë qyteteve përreth, ndërkohë që në malin e Gramozit dhe atë të Gjallicës në Kukës janë vërejtur edhe redhje dëbore.
Pritet që reshjet e dëborës të jenë të lehta, vetëm në kreshtat e maleve, ndërkohë që paspërmirësimit gjatë fillimit të javës, reshet e dendura të shiut do të rikthehen gjatë së mërkurës duke përfshirë në mënyrë intensive thuajse të gjithë territorin e vendit.
Ndiqeni LIVE motin
Sipas Institutit të Gjeoshkencave njofton se sot dhe ditën e nesërme do të ketë reshje me intensitet të lartë në veri të vendit.
Në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.
Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
Gjatë ditës së djeshme dhe sot, shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje në rrugët e Tiranës dhe
Durrësit, ndërkohë që e njëjta situatë pritet të vijojë edhe gjatë orëve të pasdites së sotme në kryeqytet, ku reshjet kanë rinisuar me intensitet të lartë. /albeu.com
Shqipëria është përfshirë nga një mot i keq prej ditës së premte.
Sinoptikani Hakil Osmani u shpreh se orët në vijim do të sjellin dobësim të reshjeve. Orët e vona të mbrëmjes do të sjellin një përmirësim të kushteve duke ndërprerë kështu reshjet e shiut.
“Sa i përket reshjeve të shiut, orët vijuese presin të sjellin dobësim të tyre duke bërë që të kemi reshje me intensitet deri mesatar, reshjet nga zonat perëndimore po spostohen drejt zonave lindore duke bërë që orët e pasdites dhe vonë mbrëmja të sjellë një përmirësim të kushteve të motit duke bërë që të kemi ndërprerje të reshjeve”, u shpreh Osmani.
Ai theksoi se të dielën vranësirat do të jenë ende prezente edhe pse moti do të jetë më i qëndrueshëm.
“Paraditja e ditës së diel do të mbetet në zonat qendrore, dhe jugore me mot të qëndrueshëm, vranësirat do të jenë prezente, ndërsa në zonat veriore do të kemi reshje të pakta shiu. Pjesa e dytë e ditës do të zhvillojë sërish vranësira në territorin shqiptar duke bërë që të kemi reshje shiu. Reshjet në zonat qendrore dhe jugore do të jenë në sasira të pakta, ndërsa në zonat veriore, pritet që herë pas here të kemi rrebeshe shiu”, u shpreh ai.
Do të duhet të presim fillimin e javës tjetër, sipas sinoptikanit për një mot më të qëndrueshëm.
“Fillimjava pritet të sjellë një mot disi më të qëndrueshëm. Dhe nga ky mot i qëndrueshëm më shumë është e prekur zonat jugore dhe qendrore. Veriu herë pas here gjatë pasditeve dhe mbrëmjeve do të ketë prezencë të reshjeve. Është situatë e përkohshme pasi ka sinjale që sërish mesjava të sjellë prezente reshjet e shiut me intensitet edhe mesatar”, u shpreh Osmani./tvklan.al