Së fundmi gazetarja Denada Lura, partnerja e Olsi Bylykut (e pakonfirmuar nga vet Denada dhe Olsi),
ka marrë vendimin të mbyllë rrjetet sociale pas gjithë “zhurmës” që u shkaktua në rrjet për lajmin e lidhjes së dashurisë me aktorin, ndërsa vet Olsi nuk ka bërë asnjë reagim.
Nga ana tjetër, rrjeti ka vënë re një postim në Instastory të Egli Takos, ish-it të Olsi Bylykut, që menjëherë e ka marrë si një “mesazh” për Olsin.
Egli ka postuar një video Anna Kareninës dhe Vronsky, dy personazhe të një vepre nga Leo Tolstoy, të cilët kishin një ‘aferë’ dashurie me njëri-tjetrin, ndonëse Anna ishte e martuar.
“Dashuria e Anna&Vronski…” – ka shkruar Egli, teksa shfaqen momente të filmit dhe një shprehje të tyre, teksa Anna thotë: “Nëse mendon për mua duhet të më kthesh paqen time” dhe Vronski thotë: “Nuk ka paqe për ne”, ndërsa dashuria e tyre nuk u finalizua kurrë.