Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”,
ku një i moshuar ka përplasur për vdekje një 67-vjeçar që lëvizte me biçikletë.
Edhe pse është dërguar në spital, 67-vjeçari nuk i ka mbijetua plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Ndërsa 74-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik është arrestuar nga policia.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin B. P., 74 vjeç, banues në Shirq, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”,
me automjetin që drejtonte dyshohet se ka përplasur shtetasin F. K., 67 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë, shtetasi F. K. ka humbur jetën, në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë p Shkodër, për veprime të mëtejshme.





