Hilsn

Nuk mbahen lotët/ Ja momenti kur Egli ngushëllon dhe përqafon Gjestin!

Sot në fshatin Bllagajë të Pejës u mbajt ceremonia mortore e Eldion Kelmendit, vëllait 20-vjeçar të reperit Gjesti, i cili humbi tragjikisht jetën në një aksident me motor.

Varrimi u bë në orën 17:00, duke bashkuar familjarët, miqtë e ngushtë dhe shumë fytyra publike.

Mes të pranishmëve ishin edhe figura të njohura si Egli Tako, e cila pati një raport të komentuar me Gjesti-n në “Big Brother VIP”, si dhe këngëtarët Dafina Zeqiri e Yll Limani.

Prania e tyre tregoi solidaritetin e komunitetit artistik me Gjesti-n dhe familjen Kelmendi në këtë moment të rëndë dhimbjeje.

Gjatë ceremonisë, Gjesti u pa i thyer dhe i emocionuar, duke mos mundur të mbante lotët.

Pamjet e vështira të Gjesti-t, të publikuara nga media, theksuan lidhjen e fortë me të vëllain.

Humbja e jetës së re ka tronditur jo vetëm publikun, por edhe komunitetin artistik, i cili u bashkua në heshtje dhe respekt për të nderuar kujtimin e Eldionit.

×