Hilsn

Nuk mbahen lotët! Luizi zbulon historinë e trishtë të jetës të Artanit ‘Unë e di që gruaja jote…’

Një bisedë e sinqertë dhe e mbushur me emocione ka ndodhur pak çaste më parë në shtëpinë e “Big Brother”, ku në qendër të vëmendjes ka qenë Artan Kola dhe gjendja e tij e vërtetë ekonomike, larg imazhit që ai përpiqet të përcjellë me krenari.

“Ti je sederli, nuk e pranon që je keq”
Gjatë një bisede kokë më kokë, Luizi i është drejtuar Artanit me një çiltërsi thumbuese por vëllazërore, duke i zbërthyer karakterin e tij “sederli”. Sipas Luizit, Artani përpiqet me çdo kusht të ruajë dekumin dhe të mos lëshojë veten para të tjerëve, duke pretenduar se gjithçka po i shkon “terezi”.

“Ti ma di jetën pak a shumë,” i ka thënë Artani, duke hapur rrugën për një analizë të thellë nga ana e Luizit.

“Ti thua kam tokë, kam pronë, sepse s’do ta lëshosh veten. Por e vërteta është që ti s’je mirë ekonomikisht,” u shpreh Luizi, duke theksuar se krenaria e Artanit shpesh shërben si një mburojë për të fshehur vështirësitë reale.

Sakrifica e madhe: Pasuria përballë jetës
Pika më kulminante e bisedës ishte kur Luizi zbuloi arsyen e vërtetë të rënies ekonomike të Artanit. Nuk bëhej fjalë për keqmenaxhim, por për një akt heroik dashurie.

Luizi i kujtoi Artanit se ai ka sakrifikuar gjithçka që kishte për një kauzë shumë më të madhe se paraja: shëndetin e bashkëshortes.

“Ti ke pasur probleme, ke lënë gjithë pasurinë për të shpëtuar gruan nga sëmundja. Dhe nuk është turp të japësh maksimumin për këtë,” i tha Luizi, duke i dhënë një mesazh mbështetjeje që e la Artanin thuajse pa fjalë.

Një anë tjetër e Artan Kolës
Ky rrëfim nxjerr në dritë një anë shumë njerëzore të konkurrentit, i cili deri më tani është perceptuar si një person që flet me siguri për asetet dhe pronat e tij. Publiku tashmë e sheh Artanin jo thjesht si një lojtar, por si një bashkëshort që ka zgjedhur familjen para luksit, duke u zhveshur nga “maska” e njeriut të pasur për të pranuar realitetin e një sakrifice të madhe.