Një 17-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Ujz të Gjakovës.
Lajmin e ka konfirmuar drejtor i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta. Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:20.
“Rreth orës 10:20 është raportuar se në fshatin Ujz-Gjakovë, në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete.
Nga familjarët, viktima është dërguar në spitalin rajonal ku është konstatuar vdekja e tij”, ka thënë Graishta.
Nga Prokuroria Themelore në Gjakovë theksuan se rasti po hetohet.
“Me të marrë informacionin nga ana e policisë, prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. Janë duke u ndërmarrë të gjitha procedurat hetimore lidhur me këtë rast”, ka deklaruar Hekuran Batusha për Telegrafin.