Hilsn

‘O babi po ne ku po na le…’ Aksidenti i mori jetën, Klajdi la 2 fëmijë të m*tur pas, po kthehej nga puna

Personi që shihni në foto është 33-vjeçari Klajdi Hoxha, i cili ndërroi jetë pasditen e sotme pas një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor ‘Strum-Roskovec’.

Ishin dy automjete që u përplasën me njëra-tjetrën e më pas me 33-vjeçarin, i cili po udhëtonte me motor.

Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Në kohën kur ka ndodhur aksidenti, Klajdi po kthehej nga puna për në shtëpi.

I ndjeri ishte baba i dy fëmijëve të mitur ndërsa punonte me serat si shumë banorë të zonës së Strumit.

×