Hilsn

O ZOT CFARE TRAGJEDIE: Pamje të tmerrshme, v*ktima e Rrëshenit një 24-vjeçar

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në ‘Rrugën e Kombit’ pranë fshatit Qafë Mollë në Mirditë ku viktimë mbeti 24-vjeçari Eugen Bardhoku.

Automjeti i cili po drejtohej nga Eugen Bardhoku u përplas me dy kamionë në rrethana ende të paqarta.

Sakaq, në polici është shoqëruar drejtuesi i njëri prej kamionëve, Vllaznim Gashi, ndërsa shoferi tjetër është identifikuar si Nexhmedim Isufi.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa një trafik i rënduar është krijuar në aksin rrugor teksa raportohet se qindra persona kanë mbetur të bllokuar.

“Mirditë / Informacion paraprak

Rreth orës 19:45, në “Rrugën e Kombit”, në fshatin Qafë Mollë, Mirditë, janë përplasur tre automjete (dy kamionë dhe një autoveturë).

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B., rreth 24 vjeç.

Drejtuesi i njërit prej kamionëve, shtetasi V. G., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

×