Një 33-vjeçar, i cili ishte larguar nga banesa mbrëmjen e së dielës, është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në rezervuarin e fshatit Kagjinas.
Njoftimi i policisë:
Kolonjë/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në rezervuarin e fshatit Kagjinas, Kolonjë, është gjetur i mbytur, pa shenja dhune, shtetasi E. B.,
33 vjeç, banues në fshatin Borovë, Kolonjë.
Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij,
rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa e tij, mbrëmjen e djeshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.