Një 28-vjeçar nga Tirana është plagosur nga helika e një motori uji në afërsi të Kepit të Qefalit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në orën 14:23.
28-vjeçari A.T, u gjet i dëmtuar nga policia e Sarandës, dhe është imbarkuar ku më pas është transportuar drejt Spitalit të Sarandës.
Bëhet me dije se i riu po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se skafin 28-vjeçari e kishte marrë me qira në plazhin e Lukovës.