Aktorja e njohur Olta Gixhari cilësohet si një ndër femrat që kujdeset shumtë për të mbajtur në formë trupin e saj të tonifikuar.
Së fundmi ajo ka postuar një video në InstaStory, ndërsa duket qartë barku i saj pak i fryrë ndryshe nga herët e tjera.
Mirëpo menjëherë pas kësaj fansat e aktores aluduan se ajo mund të jetë shtatzënë, pasi Olta ndonëse është nënë e një djali shpesh herë është komentuar për format e saj perfekte trupore.
Megjithatë një lajm i tillë nuk është konfirmuar akoma nga aktorja, e cila pas daljes nga “Big Brother Vip” ka qenë shumë e angazhuar në xhirimet e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” dhe tashmë si anëtare e jurisë së “Dancing with the Stars”.
Kujtojmë që aktorja ka një djalë emri i së cilit është Amar, ndërsa gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBV”, shpesh herë ajo ka treguar për dëshirën e madhe që ka të sjellë në jetë edhe një fëmijë tjetër.