Hilsn

Ora dimërore, ja kur akrepat do të kthehen 60 minuta mbrapa

Si çdo vit, ndryshimi nga ora verore në atë dimërore do të bëhet të dielën e fundit të tetorit.

Duke nisur nga data më 26 tetor në të gjithë Europën do të fillojë të funksionojë ora dimërore.

Konkretisht, në orën 04:00 të mëngjesit të së dielës, 26 tetor, akrepat e orës do të kthehen një orë prapa, pra në orën 03:00.

Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para.

Ndërrimi i orës ka si qëllim kursimin e energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e dritës se diellit. Telefonat smart e reflektojnë vetë ndryshimin e orës, ndaj kujdes duhet të tregohet me orët mekanike në mënyrë që të mos krijohet kaos me rutinën e ditës së re.

Ndryshimi i orës zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, në kuadër të politikës së përbashkët për kursimin e energjisë, megjithëse heqja e saj është në shqyrtim prej vitesh, por pa u marrë deri më tani një vendim përfundimtar.

 

×