Spektakli i kërcimit ‘Dancing With The Stars’ ka nisur mbrëmjen e djeshme me performanca nga çiftet pjesëmarrëse.
Një nga interpretimet në skenë ishte edhe ai i Luiz Ejllit por jo si konkurrent, këngëtari ka kënduar për herë të këngën që u tha se do të jetë kolon zanore e filmit ku ai merr pjesë.
Ajo që vumë re natën e djeshme ishte “raporti i ftohur” mes Luizit dhe Oltës teksa u shfaqën në skenë dhe u pyetën për eksperiencën e tyre në film Luizi nuk dha asnjë koment, ndërsa ishte Olta ajo që ‘theu akullin’ duke komentuar vijën melodike e gjithashtu duke përgëzuar Luizin për performimin e këngës.
Ata nuk shkëmbyen asnjë shikim apo batutë tipike të dyshesh Olta Luiz duke lënë të kuptohet se diçka nuk shkon.
Marrëdhënia e tensionuar mes Luizit dhe Oltës duket se ka ‘zanafillën’ që nga sheshi i xhirimit ku përflitet se ka pasur përplasje të forta dhe mosmarrëveshje mes dyshes.
Olta dhe Luizi nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Madje dy protagonistët as nuk ndiqen në “Instagram”.
Si përfundim Luizi tha edhe se personi i vetëm që mbështet në këtë garë është Elvis Pupa