Vrasja e 20-vjeçarit Pavlin Preka mbetet ende mister edhe pse kanë kaluar 6 muaj. Sipas gazetares Aida Topalli, në vitin 2025 ka një sërë ngjaresh kriminale që kanë mbetur mister.
E ftuar në Breaking në Top News, ajo tha se policia nuk ka punuar dhe ecur tutje me hetimet e bëra për ngjarjet. Për vrasjen e Pavlin Prekës në një zonë të thellë të Shkodrës, mbetet mister edhe për vetë autoritetet atje.
“Është një i ri pa një rekord kriminal. U vra me silenciator, dhe është thirrur të dalë jashtë shtëpisë së tij, ka qenë ekzekutim mafioz. As fqinjët nuk kanë dëgjuar asgjë që të mund të dëgjonin.
Nuk ka as kamera sigurie, por ishte një vrasje e mirëmenduar dhe mirëorganizuar. Dy janë pistat kryesore. Një është për territoret e kanabasit, në lidhje me parcelat.
Mund të ketë parë diçka ndoshta që nuk duhet ta shihte. Mund të ketë punuar për grupet kriminale dhe mund të ketë pasur gërricje e grupet kriminale nuk e kanë për gjë të të heqin qafe.
Vrasjet e fundit të bëra në Shkodër kanë pasur në thelb moralin, por nuk dua të zbuloj më shumë pa i prishur punë hetimeve,“ tha Topalli.