Hilsn

Pak orë para tragjedisë/ Postimi i motrës së Gjestit që tronditi rrjetin

Një aksident tragjik me motor ka tronditur Pejën mesditën e sotme, duke i marrë jetën Eldion Kelmendit, vëllait të reperit të njohur dhe fituesit të “Big Brother Albania”, Gjesti.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Çungur të Pejës, ku motori katërrotësh që po drejtonte Eldioni është përplasur me një veturë në lëvizje.

Ky lajm ka tronditur familjen Kelmendi dhe opinionin publik në Kosovë e Shqipëri. Por dhimbja u bë edhe më e madhe kur në rrjetet sociale u shpërnda një detaj që e bën ngjarjen akoma më rrëqethëse.

Vetëm 20 orë para aksidentit fatal, motra e Eldionit, Blerina, kishte publikuar në llogarinë e saj disa fotografi, mes të cilave edhe një foto së bashku me vëllain që sot nuk jeton më.

Ky postim i fundit i Blerinës ka prekur thellë ndjekësit dhe është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke treguar se sa e papritur dhe e dhimbshme ka qenë kjo tragjedi për familjen dhe miqtë e afërt.

Familja Kelmendi ende nuk ka dalë me një reagim zyrtar për ngjarjen, ndërsa hetimet nga policia e Kosovës për shkaqet e aksidentit fatal vazhdojnë.

×