Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Mal të Zi, ku 19-vjeçarja serbe Tijana Radonić humbi jetën pasi ra nga një lartësi prej rreth 50 metrash gjatë një fluturimi me parashutë mbi Rivierën e Budvës.

Sipas raportimeve nga mediat lokale, fillimisht ajo dukej e qetë dhe e buzëqeshur, ndërsa po përgatitej për fluturimin.
Dëshmitarë në vendngjarje thanë se instruktorët po e ndihmonin me rripat e sigurisë dhe po i jepnin udhëzimet për uljen.
Por, vetëm pak çaste më pas, situata ndryshoi. Kamera e sigurisë ka kapur momentin kur 19-vjeçarja – e cila dyshohet të ketë përjetuar një sulm paniku – heq fillimisht jelekun që e mbante të lidhur me pajisjen dhe më pas rripat e sigurimit rreth këmbëve, duke rënë në mënyrë fatale.
Pushues në zonë dëshmuan se e dëgjuan duke bërtitur me panik: “Më ulni poshtë! Më ulni poshtë!” dhe “Ndihmë!”, pak sekonda përpara se të binte.
Mediat raportojnë se vajza po merrte pjesë në një xhirim reklamues për një agjenci, në momentin kur ndodhi incidenti.
Autoritetet malazeze kanë nisur një hetim të plotë për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e mundshme në këtë rast të rëndë që ka tronditur opinionin publik në rajon.
Tijana Radonjic, a 19-year-old from Serbia, died after falling over 50 meters during a parasailing video shoot in Becici, near Budva, Montenegro, on May 28, 2025.
Reports say that she unbuckled her seatbelt, possibly due to a panic attack, but her family disputes this.
Sad. pic.twitter.com/iiiI857bY4— Tony (@TonyL_01) June 2, 2025