Besnik Toma është i shpallur në kërkim nga policia si personi që qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë konfliktit të pronësisë mes banorëve të zonës dhe përfaqësuesve të kishës katolike në Kepin e Rodonit.
Nga kamerat e sigurisë në hyrje të Kepit të Rodonit ësht siguruar një foto ku shihen 10 personat e përfshirë në konflikt, disa prej të cilëve në duar mbajnë sende të forta.
Siç shihni në këto pamje, Besnik Toma është personi i fundit që i bashkohet konfliktit, teksa me vete mban një çantë krahë-qafë në të cilën fshihte armën e zjarrit.
Ky dyshim i hetuesve është vërtetuar jo vetëm nga kamerat e sigurisë në zone, por dhe nga personat e përfshirë në konfliktin e pronësisë.
Përplasja kishte zanafilla të hershme, por degradoi të dielën ku krahas përplasjes fizike, u përdor dhe arma zjarrit.