Hilsn

Pas eklipsit hënor, eklipsi Diellor i 21 Shtatorit pritet të SHKUND dhe të RRENOJE këto shenja!

Pas eklipsit hënor në Peshqit, na pret edhe një eklips diellor në Virgjëreshën më 21 shtator,

i cili do të ketë ndikim mbi të gjitha shenjat, por veçanërisht mbi Virgjëreshën, Peshqit, Shigjetarin dhe Binjakët Ky eklips sjell energji të fuqishme pastrimi dhe fillimesh të reja.

Virgjëresha lidhet me rendin, shëndetin, zakonet e përditshme dhe shërbimin, ndaj ndikimi i eklipsit do të ndjehet si një shtysë për të riorganizuar jetën, për të hequr dorë nga ajo që nuk na shërben më dhe për të përqafuar modele më të shëndetshme sjelljeje.

Ashtu si te eklipset hënore, edhe ky eklips diellor do të ndihet për muaj të tërë, në varësi të shtëpive astrologjike të secilit në hartën personale.

Shumë njerëz gjatë këtij periudhë do të kuptojnë se çfarë i rëndon dhe do të marrin hapa konkretë drejt ndryshimit, qoftë në trup, mendje, punë apo marrëdhënie. Më 21 shtator, do të kemi mundësinë të lirohemi nga zakonet që na bllokojnë energjinë.

Megjithëse mund të ndihemi të pasigurt (sepse Virgjëresha kërkon perfeksion), kjo është një periudhë që na mëson se mjafton të fillojmë me hapa të vegjël.

Energjia e Virgjëreshës kërkon fokus në detaje, por edhe besim se ndryshimet e vogla e të qëndrueshme sjellin stabilitet afatgjatë. Si do të ndikojë eklipsi më 21 shtator tek shenjat kryesore?

Binjakët
Në qendër do të jenë çështjet e shtëpisë dhe familjes. Mund të ndodhë një zhvendosje, rinovim apo zgjidhje e temave familjare.

Virgjëresha
Eklipsi në shenjën tuaj sjell përmbysje personale. Do të ndjeni nevojën për një fillim të ri, forcim të vetëbesimit dhe ndryshime në identitet.

Shigjetari

Karriera dhe ambiciet marrin një drejtim të ri. Kjo është koha për të bërë një kthesë të rëndësishme profesionale.

Peshqit
Marrëdhëniet në çift dhe partneritetet dalin në plan të parë. Mund të ketë fillime të reja në lidhje, por edhe mbyllje të atyre që nuk kanë bazë të fortë.

×