Së fundmi kanë qarkulluar zëra të shumtë për një ndarje mes Elgit Dodës dhe Klea Hutës.
Arsyeja që ka ndezur këto thashetheme është fakti se të dy kanë hequr nga rrjetet sociale pothuajse të gjitha kujtimet dhe fotot që kishin me njëri-tjetrin.
Megjithatë, Klea dhe Elgiti ende e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale,
gjë që ka lënë ndjekësit të hamendësojnë për statusin e vërtetë të marrëdhënies së tyre.
Pas këtyre zërave, Klea ka bërë një postim ku tregon se aktualisht po i përkushtohet plotësisht punës dhe projekteve të saj, duke lënë të kuptohet se fokusi i saj është te karriera.






