Rezart Veleshnja, pas shumë vitesh si pjesë e “Portokalli”, ditën e djeshme njoftoi largimin e tij.
Sot, i ftuar në “Një gotë Rose” me Rozana Radin, aktori i njohur, ndër të tjera, bëri me dije edhe programin e ri ku do ta shohim dhe do jetë pikërisht në MCN TV.
Veleshnja zbuloi se do jetë pjesë e “Xhadave”, teksa sipas tij do të ketë një pjesë shumë të mirë aty, me kërkesë të autorit të emisionit, duke dhënë edhe një ide të rolit që do të luajë.
Aktori do të jetë krah dy moderatoreve të “Xhadave”, ndërsa ka bërë me dije se ka edhe plane të tjera në këtë televizion
View this post on Instagram