Pas natës së tensionuar në spektaklin e së premtes, Alba Pollozhani, është rikthyer sërish në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Ajo kishte dalë në qendër të vëmendjes për shkak të reagimeve të forta dhe akuzave ndaj produksionit, ku pretendoi se videot e shfaqura për të ishin të montuara.

Megjithatë, duket se Pollozhani ka reflektuar mbi situatën dhe ka vendosur të sqarojë raportet e saj me moderatorin e spektaklit, Alaudin Hamitin.

Gjatë kthimit në shtëpi, ajo i ka kërkuar atij falje për sjelljen e natës së premte.

“Dini na fal për mbrëmë, nuk ishte personale me ty”, tha ajo duke treguar se reagimi i saj nuk kishte të bënte drejtpërdrejt me moderatorin, por me situatën e krijuar gjatë spektaklit.