Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Hilsn MediaHilsn Media
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Hilsn MediaHilsn Media

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut

May 12, 20256 Mins Read ShowBizi

Hëna e plotë sot ndriçon shenjën e Akrepit, duke sjellë një mori emocionesh të thella dhe pasionesh të zjarrta për një pjesë të shenjave.

Astrologia Meri Shehu në programin “Rudina” në Tv Klan paralajmëron një javë intensive për të gjitha shenjat, ku skenat erotike dhe ndjenjat e forta do të jenë në qendër të vëmendjes.

Për secilën shenja astrologia dha vlerësimet me yje, për të treguar se sa me fat do të jenë përgjatë kësaj jave.

“Sot kemi Hënën e plotë në Akrep, fillon një javë e fuqishme. Kjo javë prek diagonalen Akrep, Dem, merr pjesë edhe Urani,

kështu që do të kemi të papritura përmbysje, situata të reja, por duhet t’i biem në kokë një qëllimi, që qëllimi të vijë pas nesh. Të mos hutohemi dhe të ruajmë kontrollin”, tha astrologia Meri Shehu.

Dashi, 3 yje: Fillon një çështje ekonomike për Dashët sidomos ata të 10-ditëshit të tretë.

Por, dhe çështje erotike, seksuale, kështu që Dashët në këtë periudhë do kenë dëshirën që të marrin çfarë u pëlqen. Dashët e 10 ditëshit të parë duhet të bëjnë kujdes, sepse kanë një prapaskenë,

Mërkuri në Dem bën një lidhje shumë të vështirë me Plutonin në Ujor dhe këtu ka prapaskena që duhet t’i kenë jashtë mase kujdes.

Demi, 4 yje: Hënën e plotë e kanë përballë shenjës së tyre. Por, Urani është në shenjën e Demit dhe sjell një tendencë ndryshimi për t’i bërë gjërat në mënyrën më ndryshe dhe Demët kur përfaqësohen ndryshe ndoshta do të bëjnë dhe diçka të madhe. Në jetën personale ka një ndryshim për Demët në këtë periudhë. Vetëm kujdes duhet të bëjnë Demët e lindur në 10 ditëshin e parë sepse do të ketë një prapaskenë, një humbje dhe një pasiguri të madhe ekonomike dhe fatale madje.

Binjakët, 1 yll: Nuk kanë fat kësaj jave Binjakët, Hëna e plotë në Akrep nuk është në momentin më të mirë për Binjakët sidomos në çështjet e punës. Mërkuri në Dem që është planeti i tyre në katërkëndësh me Plutonin në Ujor ka një prapaskenë shumë të fuqishme që u bëhet në çështje ekonomike, por dhe në çështje ligjore. Prandaj të lindur në 10 ditëshin e parë të shenjës së tyre duhet që të kenë shumë kujdes.

Gaforrja, 2 yje: Janë me fat sepse Hëna e plotë në Akrep u jep një tendencë madhështie, pompoziteti, por Mërkuri në Dem është në katërkëndësh me Plutonin në Ujor që dhe për Gaforret këtu ka një prapaskenë shumë të madhe në çështjet ekonomike dhe një shndërrim i madh, i cili do të vijë papritur në çështjet e synimet e tyre, por në një mënyrë që nuk e presin. Plus që ndryshimet në këtë periudhë janë shumë të fuqishme dhe këta nuk i presin aq të fuqishme sa në të vërtet ato janë.

Luani, 3 yje: Kanë një tendencë në rritje me çështjet e karrierës, Hëna e plotë në Akrep u jep një tendencë të fuqishme, i ngre në një pompozitet të lartë, sidomos në çështjet familjare. Por, kujdes duhet të kenë vetëm Luanët e 10 ditëshit të parë, sepse ata mund të kenë një debat me shokët, shefat, eprorët ose një ndryshim pune që nuk e presin, ose një takim pune me një njeri që do i vërë në mendime të forta.

Virgjëresha, 2 yje: Mërkuri planeti juaj në Dem kundërshtohet me Plutonin në Ujor dhe kemi një paqartësi dhe një rrëshqitje, sidomos në disa çështje pune, ose të fshehta. Dikush mund t’u nxjerrë një prapaskenë ose të fshehtë, kryesisht Virgjëreshat e lindura në 10 ditëshin e parë të shenjës. Kurse të tjerat marrin lajme disi më të mira, u plotësohet një dëshirë, sidomos Virgjëreshët e lindura në 10 ditëshin e tretë.

Peshorja, 2 yje: Janë një shenjë kardinale, që ashtu sikurse Dashët do të rendin pas çështjeve ekonomike dhe seksuale, do të jenë shumë joshës në këtë periudhë. Shumë të intriguar në këto drejtime, do të përpiqen gjatë gjithë kohës që të joshin dhe ata të lindurit në 10 ditëshin e parë kanë një problematikë të fuqishme me punën dhe ekonominë. U bëhet një prapaskenë dhe ndoshta nuk do të ndjehen shumë mirë. Kujdes në çështjet ligjore këta të lindurit në 10 ditëshin e parë.

Akrepi, 4 yje: Siç e thamë Akrepët kanë Hënën e plotë në shenjën e tyre. Kjo është një Hënë e plorë e madhërishme, por sjell një ndryshim, një bashkëpunim, ose një partneritet të papritur, nuk e presin. Vetëm Akrepët duhet të kenë një qëllim, nëse vendosin një qëllim, ruajnë rendin dhe nuk ecin pas qëllimeve të kota, do të arrijnë një sukses “o të gjitha, o asnjë”.

Shigjetari, 1 yll: Ata të lindurit në 10 ditëshin e parë duhet të kenë shumë kujdes në lidhje me punën ose shëndetin. Një prapaskenë mund t’u zbulohet, kurse të tjerët do të merren një çik më shumë me çështjet e punës, me ndonjë tendencë emocionale, ose me një dëshirë të fjetur.

Bricjapi, 2 yje: Ekonomia dhe seksi. Nëse Bricjapët do e ndjejnë veten këtë kohë jo shumë me tendenca të fuqishme, lekësh ose jo shumë në formë, do të marrin një ritëm të fortë. Sidomos ata të 10 ditëshit të tretë do të shkëlqejnë në këtë drejtim. Kujdes ata të 10 ditëshit të parë sepse mund të kenë ndarje, sidomos ata që janë në një marrëdhënie me Dem. Marrëdhëniet Bricjap-Dem këto kohë nuk shkojnë shumë mirë.

Ujori, 3 yje: Janë ato shenjat e fuqishme që duhet të rendin pas një qëllimin të madhërishëm. Hëna e plotë në Akrep u jep një fuqi të madhe, sidomos në lidhje me familjen ose me karrierën. Besoj se do ecin dhe do përparojë goxha mirë. Sa i përket Mërkurit që kundërshtohet me Plutonin në shenjën e tyre në Ujor duhet të kenë kujdes nga disa fjalët të tepërta që mund të thonë, ose të fshehta që mund të marrin vesh. Duhet t’i mbajnë për vete.

Peshqit, 3 yje: Janë mirë në këtë periudhë, sepse Hëna e plotë në Akrep, në shenjë uji, u jep një favorizim. I ëmbëlton Peshqit në këtë periudhë, u jep favorizime ekonomike, miq të sigurt, por dhe aventura të bukura. Kujdes duhet të kenë me të afërmit, të evitojnë debatet. Dikush mund t’u zbulojë një sekret dhe t’u bëjë një shantazh të vogël. Prandaj kujdes duhet të kenë Peshqit në 10 ditëshin e parë./tvklan.al

Horoskopi Meri shehu
Previous ArticlePS humb një mandat! Numërohen 70% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar
Next Article Numërimi drejt përfundimit! Mbi 90% e votave të numëruara, ja diferenca e madhe mes PS-së dhe PD-së.
Të Fundit

Aksidente të rënda në vend! 8 makina përfshihen në ngjarje, raportohet për…

June 20, 2025

Ish konkurenti i Ferma Vip plas deklaratën B0MB për Big Bastën!

June 20, 2025

Fati i sotëm nuk do ju vijë më në dorë! Një ditë që duhet shfrytëzuar në maksimum!

June 20, 2025
ShowBizi

Ndahet nga jeta Ndue Cara, ish-kryebashkiaku dhe mjeku i Pukës

June 20, 2025

“Për fat të keq…”/ Horoskopi i datës 20 qershor 2025: Ju beqarët kishit ëndërruar dashurinë e madhe?

June 20, 2025

Stresi financiar mund të ndikojë në…/ Parashikimi i Horoskopit, ja cfarë kanë parashikuar yjet për ju sot?

June 19, 2025
Horoskopi

Fati i sotëm nuk do ju vijë më në dorë! Një ditë që duhet shfrytëzuar në maksimum!

June 20, 2025

“Për fat të keq…”/ Horoskopi i datës 20 qershor 2025: Ju beqarët kishit ëndërruar dashurinë e madhe?

June 20, 2025

Stresi financiar mund të ndikojë në…/ Parashikimi i Horoskopit, ja cfarë kanë parashikuar yjet për ju sot?

June 19, 2025
Këshilla Shëndeti

Truri juaj mund të jetë i lodhur? Ylli Merja: Bëhu mjek i vetes, ja si ta dalloni përballë pasqyrës dhe mënyrat e kurimit të tij me…

December 18, 2024

Mjeku popullor, Ylli Merja: Si të shkrini gurët në veshka me çajin e…

January 30, 2025

Njihuni me bimën “magjike” që kuron çdo paralizë, Ylli Merja: Por kini kujdes si ta përdorni

December 17, 2024
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.